Fjalë Kyçe

Kurti: Liberalizimi i vizave për Kosovën, një e drejtë që e kemi fituar me shumë vështirësi

Kurti: Liberalizimi i vizave për Kosovën, një e drejtë që e kemi fituar me shumë vështirësi

Liberalizimi i vizave ishte temë diskutimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe komunitetit turk që jetojnë në Kosovë.

Këtyre të fundit, shefi i ekzekutivit i njoftoi për procedurat e lëvizjes drejtë zonës Shengen.

Në kuadër të fushatës për vetëdijesimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave, Kurti tha se ky proces është fituar me vështirësi.

Ai ka përmendur edhe faktin se përveç përfitimeve për studentë e biznese, si dhe sportistët të cilët do të përfaqësojnë Kosovën, liberalizimi do t’u mundësojë gjyshërve të marrin pjesë nëpër ceremi të diplomimit të mbesave e nipërve të tyre.

“Nga sot vetëm dhjetë ditë na ndajnë nga janari i vitit 2024, dhe ushtrimit të lëvizjes drejtë zonës Shengen. Për një shtet që çdo i treti qytetar e ka në mërgatë, liberalizimi i vizave është më shumë se liri e lëvizjes. Përtej përfitimeve për studentë dhe biznese e sportistët të cilët do të hapin mundësinë e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes, liberalizimi i vizave ka synim kryesor që është mundësia e gjyshërve për të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të mbesave dhe nipërve”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka përmendur sërish faktin se për të lëvizur në zonën Shengen qytetarët duhet të kenë pasaportë biometrike, si dhe dëshmi të tjera, si qëndrimi dhe gjendja financiare.

“Për të lëvizur lirshëm në Zonën Shengen, ju duhet të keni pasaportë biometrike. Duhet të ofroni se ku do qëndroni si dhe dëshmi të mjaftueshme financiare dhe biletë kthyese. Liberalizimi është një e drejtë që e kemi fituar me shumë vështirësi”, tha tutje Kurti.