Fjalë Kyçe

Kurti: Me Serbinë ka përfunduar lufta, por jo beteja

Kurti: Me Serbinë ka përfunduar lufta, por jo beteja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për A2CNN sonte, ka folur për rrezikun që Kosova ka nga Serbia.

Kurti, tha se Kosova në vazhdimësi është e gatshme të mbrohet.

“Serbia vazhdimisht bën kërcënime, dhe nuk e dimë kur do t’i materalizojë ndërkaq përvoja dhe historia na mësojnë se ai që bën kërcënime një ditë edhe i aktualizon kërcënimet”, u shpreh Kurti.

“Duhet të jemi vigjilentë, sa më të përgatitur, prandaj edhe po e forcojmë ushtrinë tonë – e kemi hequr tavanin për numrin e ushtarëve, e kemi zgjeruar moshën. Nga SHBA-ja po blejmë raketa anti-tanke “Javelin” ndërsa nga Turqia dronë “Bayraktar”. Kemi dyfishuar buxhetin për mbrojte. Këto po i bëjmë sepse ekziston rreziku real nga Serbia, nganjëherë edhe Rusia. Me Serbinë ka përfunduar lufta por nuk ka përfunduar beteja. Vazhdimisht duhet të përballemi me Serbinë”, u shpreh kryeministri Kurti.