Fjalë Kyçe

Kurti me Sveçlen e Qalajn vizitojnë dy pika të hyrje-daljeve në kryeqytet

Kurti me Sveçlen e Qalajn vizitojnë dy pika të hyrje-daljeve në kryeqytet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ushtruesin e detyrës së ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn, kanë vizituar dy pika të kontrollit të hyrje-daljeve në kryeqytet.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimit për media, aty Kurti, ka takuar zyrtarë policorë dhe qytetarë të cilët janë duke i respektuar masat e ndërmarra të qeverisë, siç janë lejet për qarkullim dhe orarin e lëvizjeve.