Fjalë Kyçe

Kurti në Parlamentin Evropian: Prioritet i yni është ruajtja e Kushtetutës dhe sovranitetit

Kurti në Parlamentin Evropian: Prioritet i yni është ruajtja e Kushtetutës dhe sovranitetit

“Si aktivist i kam kundërshtuar te drejtat speciale dhe zonat speciale. Tash si kryeministër, puna e parë është ta mbroj sovranitetin dhe Kushtetutën. Ne jemi për dialog me Serbinë, por për një dialog të përgatitur të mirë”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ndodhet në Bruksel për t’u takuar me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Në Parlamentin Evropian para deputetëve, Kurti ka thënë se prioritet i tij në dialogun me Serbinë do të jetë ruajtja e sovranitetit dhe Kushtetutës së Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Kosova e pranon dialogun me Serbinë, dëshiron t’i rregullojë të gjitha problemet në mënyrë që dy vendet tona të kalojnë në harmoni.

“Kosova është shpallur shtet i pavarur në vitin 2008. Sot në parlamentin tonë serbët kanë ulëset e rezervuara dhe të drejta që janë të pashembullta”.

“Si aktivist i kam kundërshtuar te drejtat speciale dhe zonat speciale. Tash si kryeministër, puna e parë është ta mbroj sovranitetin dhe Kushtetutën. Ne jemi për dialog me Serbinë, por për një dialog të përgatitur të mirë”.

Kurti ka theksuar se cilat janë katër parimet e tij që nuk mund të shkelen gjatë procesit të dialogut.

“Pranimi i realitetit: Kosova është e pavarur”.

“Pranimi i të vërtetës: Serbia duhet t’i pranojë krimet e veta. Për ta ndaluar gjenocidin, NATO është dashur ta bombardojë Serbinë. Qeveria e serbe nuk e ka distancuar veten prej krimeve të kryera nga regjimi i Millosheviqit”.

“Barazia e përfaqësuese: Ne duhet të ulemi që të zgjidhim probleme – e jo për t’i krijuar ato”.

“Qytetarët duhet të jenë ata që përfitojnë: Dialogu nuk duhet të zhvillohet mbi interesa të politikanëve, por të qytetarë siç është çështja e të pagjeturve. Ky është dialogu që ne duam ta ndjekim”.

Ai po ashtu ka kërkuar që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave nga ana e Bashkimit Evropian.