Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë sot në Londër ku po marrin pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).
Zëvendëspresidenti i BERZh-it, Jurgen Rigteri, ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Twitter”, ku ka bërë me dije se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësor për sigurinë në rajon.
