Fjalë Kyçe

Kurti: Njohja reciproke nuk do jetë i vetmi element i marrëveshjes me Serbinë

Kurti: Njohja reciproke nuk do jetë i vetmi element i marrëveshjes me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimit që ka pasur me ministren gjermane të Mbrojtjes.

Kurti para mediave ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të zhvillohet brenda vlerave të BE-së.

“Unë besoj që dialogu i Kosovës me Serbinë i lehtësuar nga BE duhet të zhvillohet përbrenda vlerave të BE-së, dhe duhet të ketë karakter transformues ku edhe Kosova edhe Serbia me qytetarët e tyre përfitojnë dhe i afrohemi anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kurti.

Sipas kryeministrit, dialogu duhet të rezultojë me një marrëveshje që do ta ketë njohjen reciproke në qendër.

Ai tha se për të arritur rezultat, presidenti serb duhet të distancohet nga Millosheviqi e Putini, shkruan lajmi.net

“Ky dialog duhet të rezultojë me marrëveshje, por që duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër. Nuk them që njohja reciproke do të jetë i vetmi element, do të ketë edhe të tjera, por që nuk mund ta kenë kuptimin para këtë qendër. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 1999 kur është çliruar, para 2008-ës kur e ka shpallur pavarësinë si dhe para 2010-tës kur është dhënë opinion i GJND-së dhe as para 2012-ës. Për të ecur përpara, Vuçiqi duhet të distancohet edhe nga Millosheviqi edhe nga Putini”, tha Kurti.