Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për iniciativën “Open Balkan”.
Ai ka thënë se Kosova nuk do të jetë pjesë e “Open Balkan” përderisa Serbia vazhdon me të njëjtin qëndrim karshi Kosovës, ku përmend aktin se Serbia nuk e njeh asnjë dokument të Kosovës.
“Nuk ka Ballkan të Hapur, me Serbi të mbyllur për Kosovën”, tha Kurti në ATV.
Ai iniciativat e tilla të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian , thotë se duhet parë me skepticizëm.