Fjalë Kyçe

Kurti paralajmëron se plani i tij për taksën do të fillojë së shpejti

Kurti paralajmëron se plani i tij për taksën do të fillojë së shpejti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të premten ka pritur në zyret e tij deputetët e Grupit Parlamentar “6 Plus”, njëherësh partner në koalicionin qeveritar.

Gjatë takimit, ata e kanë përsëritur kërkesën për heqjen e tarifës në mallrat që importohen nga Serbia, teksa kryeministri u ka thënë se së shpejti do të fillojë implementimi i planit të tij për heqjen e kësaj mase në faza, duke e zëvendësuar atë me reciprocitet, sipas njoftimit të Zyres së Kryeministrit.

“Të dyja palët u pajtuan se Kosovës në këtë situatë i duhet stabilitet politik për ta tejkaluar sa më lehtë këtë gjendje”, shkruan në njoftim.

Gjatë takimit është folur edhe rreth masave të ndërmarra ndaj koronavirusit, teksa përfaqësuesit e “6 Plus” i kanë kërkuar Kurtit një përkrahje të shtuar nga Qeveria për komunitetet joshumicë.