Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas aksionit të Inspektoriatit dhe Krimeve ekonomike në dy depo, të cilat u mbyllen pasi u në to u gjet sasi e madhe e vajit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se nuk do të lejojnë zhvatjen e do të ndëshkohen ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës.
“Mbyllen dy depo. Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni. 3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës”, ka shkruar Kurti.