Fjalë Kyçe

Kurti për Specialen: Po e pagujmë çmimin e gabimeve politike, jo çmimin e lirisë

Kurti për Specialen: Po e pagujmë çmimin e gabimeve politike, jo çmimin e lirisë

Kreu Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për aktakuzat e ish-krerëve e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykatën Speciale.

Kurti ka thënë se Kosova ka pasur vazhdimisht Gjykata Speciale, njëherë UNMIK-un, Tribunalin e Hagës pastaj EULEX-in, por kjo fundit në Hagë, sigurisht që është me speciale.

“Jo çmimin e lirisë por çmimin e gabimeve politike jemi duke e paguar tani – në njërën anë UÇK-ja është lënë jashtë Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës, ndëkaq kjo gjykatë që iu sipërvendos shtetit me votat e 82 deputetëve, pranua të bëhet pjesë e Kosovës përmes amandamentimit të Kushtetutës  me 3 gusht 2015”, tha Kurti.

Ish-Kryeministri ka theksuar se Specialja është e njëanshme. Ai ka shtuar se nuk ka pasur strukturë paralele kriminale në Kosovë.

“Gjykata Special e ka gabim. “Ndërmarrja e përbashkët kriminale” nuk ka ekzistuar brenda UÇK-së”, ka thënë Kurti.