Kryeministri i Kosovës Albin Kurti prapë e ka refuzuar presidentin Hashim Thaçi për ta takuar.
Këtë e konfirmoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçim në një konferencë për media, ku edhe ka treguar për takimet që ka pasur me kryetarët e partive politike, përjashtuar kryeministrin Albin Kurti.
Ata i ka falënderuar, për siç tha ai, gatishmërinë për unitet.
Thaçi kërkon të takohet me Kurtin, ia lë të hapura tri afate
“Fatkeqësisht kryeministri Kurti, kryetar i VV, kishte konfirmuar ftesën time të parë, e më pas më njoftoi për anulimin. Unë edhe dje e kam ftuar të takohemi e të bisedojmë për zhvillimet e reja, edhe sot kishte refuzim për të ardhur në takim, në tri mundësitë e mia që të takohemi në 10, 11, 12. Mendoj se do të ishte në interes të Kosovës të përafrojmë hapat”, tha ai, raporton KOHA.
Mesazhi i Thaçit për Kurtin, në këtë konferencë, ishte që të ruajë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet me SHBA-në.
“Shpresoj që kryeministri të gjejë kohë për t’u takuar. E ka përgjegjësi, edhe si kryeministër edhe kryetar i VV-së”, u shpreh ai.