Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë të premten pasdite në takim, këshilltaren për Siguri Kombëtare të presidentit të SHBA-së, Elizabeth Sherwood- Randall.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e Kryeministrisë, sipas së cilës, Kurti dhe Randall takohen në ora 16:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Sh.T. Albin Kurti, në ora 16:00 pret në takim znj.Elizabeth Sherwood-Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, thuhet në njoftim.