Ka thënë se do të jetë qeveri e zhvillimit ekonomik e punësimit.
“Kemi program që adreson secilën fushë. Ndryshimin e madh të 6 tetorit po e institucionalizojmë sot. Do të kursejmë paranë publike. Do të jenë 15 ministra para meje e jo 21 sa ishin më herët. Do të kemi rreth 33 zëvendësministra dhe jo mbi 80 sa ishin më herët. Më pak shpenzime në poste e privilegje për të shpenzuar më shumë në projekte”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se fokusi do të jetë në drejtësi në vend për të “ndaluar korrupsionin”. Ka premtuar edhe procesin e vetingut të përgjithshëm, ka thënë se Shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm e do të bëjnë ligj për konfiskim të pasurisë të fituar jashtëligjshëm.
Ka thënë se është i gatshëm të udhëheqë dialogun me Serbinë, në konsensus të gjerë politik.
“Më janë mbushur 23 vjet aktivitet në politikë. Sot dal para jush pas 23 vjetësh si opozitar. Më ndanë vetëm një votim i juaji për përfundimin e karrierës sime politike siç njihej deri tani. Ata që më kanë dashur si opozitarë duhet të më duan edhe si pozitë.