Fjalë Kyçe

Kurti pyetet për bllokadën në Kuvend, flet për një objekt banimi

Kurti pyetet për bllokadën në Kuvend, flet për një objekt banimi

Kurti pyetet për bllokadën në Kuvend, flet për një objekt banimi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish ka refuzuar të përgjigjet për dështgimin e konsituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai u pyet në lidhje me takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe nëse ndjehet përgjegjës lidhur me ngërçin politik, por i njëjti vendosi që të fliste për një objekt banimi.

“Vetëm 13 komuna kanë aplikuar për banim të përballueshëm dhe social. Për ato çështjet tjera të bllokimeve janë në Prishtinë, ne jemi për ndërtim këtu”, deklaroi Kurti.

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as dje në përpjekjen e tetëmbëdhjetë.

Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet nesër në orën 11:00./KP/