Gjatë kësaj jave Qeveria Kurti shënoi njëvjetorin e qeverisjes.
Përmes një postimi në Twitter kryeministri, Albin Kurti, ka shkruar se gjatë qeverisjes së tij ka pasur zero skandale korrupsioni.
“Këtë javë shënuam përvjetorin e parë të qeverisë sonë. Në 68 mbledhje të kabinetit kemi miratuar 610 vendime, 132 projektligje, 79 emërime dhe 19 koncept-dokumente. Gjithçka u bë në kohë të vështira, me zero skandale korrupsioni”, ka shkruar Kurti në Twitter.
This week we marked our government’s first anniversary. In 68 cabinet meetings we’ve adopted 610 decisions, 132 draft laws, 79 appointments, and 19 concept-documents. All was done in difficult times, with zero corruption scandals. pic.twitter.com/jYCvUGLgF6
— Albin Kurti (@albinkurti) March 26, 2022