Fjalë Kyçe

Kurti jep detaje të fazës së dytë të lehtësimit të masave

Kurti jep detaje të fazës së dytë të lehtësimit të masave

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur edhe njëherë se cilat aktivitete do të rifillojnë punën me startimin e fazës së dytë të lirimit të masave.

“Do të rihapen këto biznese: 1.Floktarët dhe sallonet e ondulimit 2.Stomatologët dhe fizioterapeutët 3.Tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër 4.Gastronomia (merre-me-vete, take aëay) 5.Transporti hekurudhor 6.Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta) 7.Qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe 8. Hapja e galerive dhe muzeve”, ka shkruar Kurti.

KM në detyrë ka bërë të ditur  po ashtu se tani qytetarët do të mund të lëvizin dy herë në ditë nga 120 minuta, në kohë varësisht nga numri i parafundit i numrit personal të tyre.

Tutje ka bërë thirrje që të respektohen masat anti COVID-19, pasi që  nëse rikthehet vala e pandemisë do të duhet t’i kthejë Qeveria masat rigoroze.

“Përndryshe, duhet t’i rikthejmë masat rigoroze sepse do të na rikthehet vala e pandemisë së virusit Corona. Por, bashkë, ama vetëm bashkë, do të fitojmë”, ka shkruar ai.