Fjalë Kyçe

Kurti: Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet janë të domosdoshme

Kurti: Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet janë të domosdoshme

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka kërkuar që sa më parë në vend të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në një shkrim në Facebook, ish-kryeministri ka thënë se në Kosovë duhet të rikthehet qeverisja e mirë, e se zgjedhjet, sipas tij, janë të domosdoshme.

“Lëvizja është shumica. Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme. E, vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur”, ka shkruar ai.

Këto komente, Kurti i ka bërë derisa ka prezantuar dy anëtare të reja të Lëvizjes Vetëvendosje.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/995095537656997