Fjalë Kyçe

Kurti sërish në udhëtim zyrtar jashtë vendit

Kurti sërish në udhëtim zyrtar jashtë vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sërish jashtë shtetit. Siç ka njoftuar qeveria e Kosovës, Kurti ka udhëtuar për në Athinë të Greqisë, shkruan lajmi.net.

“Me ftesë të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë, në Athinë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në këtë tryezë, të 25-tën me radhë, organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” po marrin pjesë kryeministra e ministra të vendeve të ndryshme, zyrtarë qeveritarë, vendimmarrës, drejtues të korporatave dhe akademikë.

“Me temën “Nga distancimi social te solidariteti social”, kjo tryezë është hapësirë për dialog mbi çështjet që përcaktojnë botën, bazuar në përvojat e shteteve në ballafaqim me pandeminë COVID-19 dhe përpjekjet e përbashkëta për shoqëri më të qëndrueshme e më të barabarta”, thuhet në fund të komunikatës.