Fjalë Kyçe

Kurti sot takon këshilltarët kryesorë të kancelares Merkel dhe presidentit Macron

Kurti sot takon këshilltarët kryesorë të kancelares Merkel dhe presidentit Macron

Kurti sot takon këshilltarët kryesorë të kancelares Merkel dhe presidentit Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, as të martën nuk e ka në agjendë takimin me presidentin Thaçi, por do të ketë një takim të rëndësishëm me këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në agjendën e bërë publike nga Zyra për Informim e Kryeministrit për ditën e martë, bëhet e ditur se kryeministri Kurti në orën 09:00 pret në takim një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne – këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, përcjell Telegrafi.

Më pastaj në orën 11:00 kryeministri Kurti merr pjesë në aktivitetin përmbyllës për përfshirjen e lëndës “Gjinia dhe Ekonomia”, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Ndërsa në orën 13:00 do të mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës.