Seanca e Kuvendit të Kosovës, ka nisur me pikën e rendit të ditës për formimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit Special për krime lufte të Serbisë në Kosovë.
Albin Kurti nga LVV, tha se ideja e Kadri Veselit për themelimin e Tribunalit është vetëm si kontekst, pasi nuk dihet se si do të funksionojë ai.
Ai ka thënë se Kosova duhet ta padisë Serbinë në GJND për krime lufte dhe themelimin e tribunalit ta bëjë ngadalë.
“Kriminelët janë të lirë, dëshmitarët janë të gjallë, por ideja për tribunalin duhet të ec ngadalë, jo shpejtë. Le të punojnë prokurorët tanë dhe të bëhet mundësia që të gjykohen kryesit në mungesë dhe të dënohen”.
Në rendin e ditës janë paraparë mbi 60 pika mbi të cilat do të diskutohet dhe kërkohet vota e ligjvënësve kosovarë.