Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të martën kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ku është diskutuar ndër të tjera mbi zhvillimet në rajon.
Kurti në takim ka theksuar rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për gjithë qytetarët në Kosovë.
Ai e ka falënderuar Biseron për angazhimin dhe kontributin në ndërtimin e urave të paqes e bashkëpunimit.
“Kryeministri Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim me qëllim gjithëpërfshirjen dhe një shoqëri të drejtë, progresiste e demokratike. Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Biserko për angazhimin dhe kontributin në ndërtimin e urave të paqes e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë brenda rajonit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.