Fjalë Kyçe

Kurti takohet me Bordin e SHSKUK-së, diskutojnë për gjashtë tema kapitale

Kurti takohet me Bordin e SHSKUK-së, diskutojnë për gjashtë tema kapitale

Kryeministri Albin Kurti, është takuar me Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ku është diskutuar për vështirësitë dhe sfidat në sistemin shëndetësor.
Pjesë e takimit siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media shtohet se, pjesë e takimit ka qenë edhe Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi dhe zëvendësministrja e shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjakut.

Ndër temat që janë diskutuar me theks të veçantë janë, ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në sektorin e shëndetësisë, reforma e sistemit shëndetësor, në veçanti e ShSKUK-së, për fuqizimin e QKUK-së, të spitaleve rajonale dhe kujdesit parësor shëndetësor dhe nevoja për Spitalin rajonal të Prishtinës.

Komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti priti në takim Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, priti në takim Ministrin e Shëndetësisë, z.Rifat Latifi, Zëvendësministren e Shëndetësisë, znj.Dafina Gexha-Bunjaku dhe Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ku diskutuan për vështirësitë e sfidat në sistemin shëndetësor.

Në një takim të gjatë u shqyrtuan këto gjashtë tema kapitale:

1) Ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në sektorin e shëndetësisë.

2) Sistemi Informativ Shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore.

3) Reforma e sistemit shëndetësor, në veçanti e ShSKUK-së, për fuqizimin e QKUK-së, të spitaleve rajonale dhe kujdesit parësor shëndetësor.

4) Raporti i sektorit publik të shëndetësisë, si shërbim e kujdes profesional me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit, si vatër e kërkimit, hulumtimit dhe studimit shkencor.

5) Nevoja për Spitalin rajonal të Prishtinës.

6) Raporti i MSh-së dhe ShSKUK-së me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve.

Kryeministri shprehu zotimin e tij për mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe për angazhim të shtuar për këtë fushë tejet të rëndësishme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.