Fjalë Kyçe

Kurti takohet me mjekët shqiptarë në Zvicër

Kurti takohet me mjekët shqiptarë në Zvicër

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po qëndron në Zvicër, derisa është takuar me mjekët shqiptarë në Aargau. Pjesë e takimit ka qenë edhe ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, i cili është inkuadruar virtualisht.

“Në Aargau mbajtëm një bisedë tematike me mjekë dhe staf shëndetësor shqiptar nga Zvicra, në të cilën u kyç virtualisht edhe ish Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia”, njofton Kurti, përcjell albinfo.ch.

Ish-kryeministri i Kosovës ka dhënë detaje tjera. “Shkëmbyem përvojat tona me sisteme dhe në sektorë të ndryshëm shëndetësor në të cilat kanë punuar pjesëmarrësit. Nga sigurimet shëndetësore te menaxhimi i pandemisë COVID-19, nga decentralizimi i spitaleve te emigrimi i specialistëve, nga mënyrat e arsimimit të stafit shëndetësor te shtylla e shëndetësisë në Qeverisjen Alternative, u trajtuan në bashkëbisedim të hapur”, shtoi tutje Kurti.

“Me këso kuadrosh të ditura profesionalisht e të vullnetshme të ndihmojnë vendlindjen, rikthimi i qeverisjes së pranverës 2020 bëhet edhe më i rëndësishëm e shpresëdhënës”, përfundoi Albin Kurti.