Fjalë Kyçe

Kurti i buzëqeshur pranë homologes serbe Brnabic

Kurti i buzëqeshur pranë homologes  serbe Brnabic

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Londër ku do të marrë pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ai atje është fotografuar krahas homologes së tij serbe, Ana Brnabic.

Fotografinë e dyshes e ka publikuar gazetari i The Economist, Tim Judah, i cili është shprehur i entuziazmuar se çfarë do të ndodhë nga ky takim.

“A do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin? Albin Kurti dhe Ana Brnabic. Do të jetë interesante të shohim çfarë ndodhë prapa skenave dhe tani është mundësia”, ka shkruar ai.

Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe qëllimi është që të prezantohen sektorët me mundësi të mëdha investimi.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, apo shkurt BERZH, ka për qëllim përdorimin e investimeve si një mjet për të ndërtuar ekonomitë në vendet që janë në zhvillim.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës do të shkojë me kërkesa specifike për ndihmë në fonde nga donatorët, ashtu si edhe qeveritë e rajonit.

Kujtojmë se Brnabic nuk ka qenë e pranishme në Konferencën e Sigurisë në Munih, andaj ky pritet të jetë takimi i parë i saj me Kurtin.