Fjalë Kyçe

Kurti takon Hahnin në Munih, i kërkon më shumë fonde të BE-së për Kosovën

Kurti takon Hahnin në Munih, i kërkon më shumë fonde të BE-së për Kosovën

Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Munih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë atje.

Gjatë orëve të para të qëndrimit në konferencë, Kurti ka zhvilluar një takim me komisionarin e BE-së për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn, nga i cili ka kërkuar më shumë fonde për Kosovën.

“Integrimi në BE ka të bëjë me reforma të lidhura me vlerat e BE-së. Me treguesit e mirë ekonomikë dhe me performancën e mirë në sundim të ligjit, ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja. I kërkova Johannes Hahnit, komisionarit për Buxhet dhe Administratë, për më shumë mbështetje për arsimin dhe punësimin e të rinjve tanë”, shkroi Kurti në Twitter pas takimit me zyrtarin e BE-së.