Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim sot me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, para samitit BE-Ballkani Perëndimor 2021.
Kurti ka bërë të ditura detajet e diskutimeve me Plenkoviq përmes një postim në Twitter.
“Përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor 2021 pata një takim me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq. Ne diskutuam marrëdhëniet tona dypalëshe dhe bashkëpunimin tonë të mirë në shumë fusha, përfshirë sektorin e sigurisë”, shkruan Kurti./GazetaExpress