Kryeministri Albin Kurti, gjatë debatit në Kuvend për katërvjetorin e qeverisjes së tij, theksoi arritjet e qeverisë dhe sfidat e përballuara.
Ai e cilësoi këtë periudhë si një “histori ndryshimesh” që ka prekur jetën e të gjithë qytetarëve pa përjashtim.
“Qëndroj para jush sot me krenari dhe me vetëbesim mbi këtë 4-vjeçar të qeverisjes sonë. Që ka qenë me përplot arritura dhe me shumë sfida se zakonisht jemi mësuar. Është një histori ndryshimesh, të cilat e prekin jetën e të gjithë qytetarëve. Që do të thotë edhe të secilës kategori shoqërore. Këto histori suksesi flasin edhe për një të ardhshme më të mirë, që nuk e përjashton askënd dhe shifrat të cilat do të prezantoj pa dyshim që kanë shpirt, meqenëse ato kanë vënë në lëvizje mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin e tyre, mundësit për të ardhmen pa diskriminim e pa privilegje”, ka thënë Kurti.
Në fjalimin e tij, kryeministri fillimisht u ndal tek ekonomia, duke theksuar një rritje mesatare prej 6.36% të bruto produktit vendor gjatë tre viteve të fundit.
“Le të fillojmë me ekonominë e cila kë shënuar rritje të madhe dhe solide. Në këtë 3 të fundit kemi pasur rrite ekonomike mesatarisht 6.36 për qind të bruto produktit vendor. Dhe asnjëri prej këtyre tri viteve nuk e ka pasur rritjen ekonome më pak se 4 për qind. Po flas për rritje reale ekonomike, natyrisht pasi të hiqet inflacioni mbetet kjo 4 për qind. Kemi ulur borxhin publik… e kemi zbritu në nivelin prej 17 për qind”, ka thënë ndër të tjera Kurti.