Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.
“E uroj presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e qytetarët e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri”, ka thënë Kurti.
Kurti është shprehur se Kosova dhe Shqipëria, por se ato lehtësohen kur punohet së bashku.
Ai ka ftuar Begajn për bashkërëndim drejt synimeve të dy shteteve dhe për zhvillim e progres.
“Sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë. Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik”, shtoi ai.