Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen festive për 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Kryeministri i vendin Albin Kurti, në fjalimin e tij ka uruar të gjithë qytetarët për festën e pavarësisë, transmeton Telegrafi.
“Në 16-vjetorin e pavarësisë, sot shënojmë edhe 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, dhe 25 vjetorin e çlirimit tonë nga okupimi serb. Prejardhja jonë është lufta çlirimtare dhe lëvizja e rezistenca shekullore për liri. Për sa kohë Republika e Kosovës të jetë shembull i ngrohtësisë njerëzore dhe i lëvizjes qytetare, ajo e nderon trashëgiminë e rilindjes kombëtare”, theksoi kryeministri.
Mes tjerash, ai shtoi “mbijetuam gjenocidin, rindërtuam shtëpitë tona dhe ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët Kosovën”.
“Shtetin ynë po zhvillohet përkundër sfidave, ashtu sikur ditën kur u shpallë Kosova, që ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithëve”, pohoi ai.
Kurti fjalimin e tij e përfundoi me urimin “Qoftë gjithmonë e fortë Republika jonë, ne i dalim zot”.