Fjalë Kyçe

Kurti vazhdon takimet në Paris me zyrtarë të ndryshëm

Kurti vazhdon takimet në Paris me zyrtarë të ndryshëm

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LVV, Albin Kurti, ka takuar Senatoren dhe Kryetaren e Grupit të Miqësisë së Francës me Ballkanin Perëndimor, Marta de Cidrac.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook. Kurti tha se ajo i uroi për fitoren në zgjedhjen e 6 tetorit, po ashtu ai bëri të ditur se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis Kosovës e Francës mund të thellohen e zgjerohen.

“Më uroi për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe dëshiroi të mësonte më shumë për gjendjen në vendin tonë. Senatores Cidrac ia shpreha mirënjohjen e popullit tonë për përkrahjen e Francës dhe i shpjegova për situatën politike e institucionale, ekonomike e sociale te ne, duke theksuar zotimin e qeverisë sonë për zhvillim e siguri, demokratizim e drejtësi”, ka shkruar ai.