Fjalë Kyçe

Kurti: Viti 2021 e gjen Kosovën me qeveri stabile, le ta shfrytëzojmë për investime

Kurti: Viti 2021 e gjen Kosovën me qeveri stabile, le ta shfrytëzojmë për investime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Miqësisë Austriake-Kosovare, krahas deputetit të Parlamentit Evropian, njëherit President i Shoqatës së Miqësisë Austriake-Kosovare, Lukas Mandl, sekretares së shtetit Ulrike Lunacek, konsullit të nderit Manfred Brandner dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës së Miqësisë Austriake-Kosovare, Arber Marku.

Në hapje të takimit, bëhet e ditur se kryeministri Kurti tha se populli austriak ishte një zë i fuqishëm në mbështetjen e përpjekjes së Kosovës për liri, pavarësi dhe një jetë me dinjitet.

“Jo vetëm gjatë luftës, si një strehë nga regjimi serb, por edhe pas luftës, dyert e saj (Austrisë) ishin të hapura. Universitetet prestigjioze pranuan të rinjtë tanë dhe u siguruan atyre arsim të përballueshëm dhe me cilësi të lartë,” tha kryeministri Kurti.

Ai e vlerësoi Austrinë si një nga partnerët më të