Fjalë Kyçe

Kurz e thërret Hoxhajn pas kandidaturës për kryeministër

Kurz e thërret Hoxhajn pas kandidaturës për kryeministër

Kancelari austriak, Sebastian Kurz e ka telefonuar sot Enver Hoxhajn për ta përgëzuar për kandidimin e tij për kryeministër, shkruan Gazeta Express.

Hoxhaj ka thënë që me Kurzin kanë biseduar edhe për sfidat e Austrisë dhe të Kosovës, duke specifikuar ballafaqimin me pandeminë dhe krizën në ekonomi.

“Sapo përfundova një telefonatë urimi dhe përgëzimi për kandidaturën time për kryeministër me mikun tim, Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Biseduam për sfidat që kanë përfshirë shtetet tona dhe botën, me pandeminë dhe krizën e madhe ekonomike të shkaktuar. Kancelari Kurz më siguroi se Austria do të vazhdoj ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike. Ne jemi me fat që kemi miq si Austria dhe Kancelari Kurz. Vielen Dank für die Unterstützung 🇽🇰 🇦🇹|”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.