Fjalë Kyçe

Kusari-Lekajt: Projektet që i bastardove sa ishe kryetar i Gjakovës, i ka financuar Zvicra

Kusari-Lekajt: Projektet që i bastardove sa ishe kryetar i Gjakovës, i ka financuar Zvicra

Ish kryetarja e Gjakovës,njëherit kryetare e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilaj ka reaguar rreth deklaratave të ministrit, Pal Lekaj i cili ka kërkuar largimin e ambasadori zviceran.

Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Kusari-Lila, ka shkruar se shumë projekte që i ka bastarduar Lekaj sa ishte kryetar i Gjakovës, i ka financuar Zvicra, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i saj i plotë:

Kur e vërteta të dhemb sa që të skuq prej inatit, jo prej marres, njeriu flet dokrra e pallavra të turpshme.

Ndjesë Ambasadorit Zviceran për fjalët e Ministrit, e këtij të fundit po ja rikujtoj që ujësjellësin për 40 Fshatërat e Rekës së keqe, impjantin e ujërave të zeza në Gjakovë, e shumë e shumë projekte tjera që i ka pasë bastardu Ministri në kohën sa ishte Kryetar, përfshi këtu edhe vendbanimin Ali Ibra, të cilin në mandatin tim e përfundova, Zvicra i ka financu.

Ministri nuk ka faj, se ka mendu mbrëmë që po flet dokrra me elektoratin e tij në emision, duke shit mend e trimni vend e pavend, por duke harru që ka përgjegjësi për fjalën e thënë se Ambasadori zviceran për dallim prej Ministrit, nuk flet pa fakte.

E vërteta dhemb Pal, në veçanti kur të thuhet troq për ju që jeni mësu me dredha./Gazeta Alo/

Fotografia e Mimoza Kusari