Fjalë Kyçe

Kusari-Lila: Ditën kur u varrosën dy minatorë, u ndezën fishekzjarrë

Kusari-Lila: Ditën kur u varrosën dy minatorë, u ndezën fishekzjarrë

Deputetja e Alternativës, nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila ka thënë se dje u hodhën fishekzjarrë në kryeqytet, në ditën kur u varrosën dy minatorë kosovarë.

Dy ditë më parë kanë, dy xehetarë kanë humbur jetën nga shembja e një pjese të minierës së Artanës.

Deputetja Kusari i ka thënë Qeverisë së re, që u krijua dje, se u hodhën fishekzjarrë në ditën e njëjtë kur këta dy minatorë u varrosën.

“Ditën kur u varrosën dy minatorë, ju ndezët gjithë ato fishekzjarrë”, ka thënë Kusari.

Ajo për ndezjen e fishekzjarrëve ka shkruar edhe të mërkurën mbrëma, duke i lidhur ato Qeverinë e re, të cilën deputetja e quajti “Qeveri e Hashim Thacit, e udhëhequr nga Avdullah Hoti”.