Fjalë Kyçe

Kusari-Lila thumbon Haradinajn: Sa herë do të na bësh për hair vizat?

Kusari-Lila thumbon Haradinajn: Sa herë do të na bësh për hair vizat?

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thumbuar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, pas deklaratës së tij të sotme për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kusari-Lila, gjatë një paraqitjeje në emisionin në T7, është tallur me Haradinajn, i cili i uroi qytetarët e Kosovës, duke thënë se nga Gjermania ka marrë një “po” të madhe për heqjen e vizave nga Bashkimi Evropian për qytetarët e Kosovës.

Deputetja e Alternativës ka thënë se Haradinaj tashmë i ka uruar kosovarët shumë herë për vizat, në vite të ndryshme.

“Sa herë do të na bëjë për hair vizat?” ka pyetur ajo.