Fjalë Kyçe

Kusari-Lila i reagon Mustafës për menaxhimin e pandemisë: Po shihet kush është ‘xhelati’

Kusari-Lila i reagon Mustafës për menaxhimin e pandemisë: Po shihet kush është ‘xhelati’

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas raportimeve që Kosova tashmë renditet në vendin e parë në botë sa i përket rasteve të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë.

Kusari-Lila thotë se këto të dhëna flasin mjaftueshëm për atë se si Armend Zemaj e ka menaxhuar pandeminë.

“Kaq për menaxhimin e “mirë” nga juristi i LDK-së dhe lavdatat e kryetarit të tij për punën që po bëhet”, ka shkruar ajo.

Ajo ka ngacmuar edhe kreun e LDK’së, Isa Mustafën, i cili para pak ditësh e kishte quajtur vetë deputeten si ‘xhelat’ pas reagimit që e njejta kishte bërë pas infektimit të Avdullah Hotit me COVID-19.

“Sipas këtij grafikoni, po sqarohet kush është “xhelati” këtu.”, ka shtuar tutje ajo.