Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duket se këtë vikend po e kalon në Zvicer, ngase gjatë një reagimi, twitter ka bërë të ditur edhe lokacionin e saj.
Kusari-Lila nga Kloteni, i ka dërguar një mesazh kryenegociatorit të palës serbe në dialog, Petar Petkoviq, duke i kujtuar atij se Kosova është e gatshme për një marrëveshje me Serbinë, vetëm me njohje reciproke.
”Kur të jeni gati Petar Pekoviq për një marrëveshje të bazuar në njohje reciproke, siç ju tha Kancelari Olaf Scholz dhe kërkuar nga Parlamenti Europian na njoftoni, jemi gati!”, ka shkruar ajo në twitter.