Fjalë Kyçe

Kusari-Lila: Veterani që ka luftuar nuk e dëmton as ndërtesën e Kuvendit

Kusari-Lila: Veterani që ka luftuar nuk e dëmton as ndërtesën e Kuvendit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se situata e krijuar nga veteranët e UÇK-së para Kuvendit, është akumulim i pakënaqësive për vite.

Ajo tha të hënën se veteranët kanë të drejtë të protestojnë, por theksoi se “veteranët që kanë luftuar, nuk e dëmtojnë vendin, as ndërtesën e Kuvendit”.

Kusari-Lila potencoi se listat e veteranëve janë deformuar, e ato duhet të trajtohen.

“Veteranët meritojnë trajtimin dinjitoz. Do të arrijmë deri të zgjidhja. Është një vit qeverisje, do të duhet edhe kohë edhe planifikim e rivlerësim të situatave dhe rrethanave. Situata me veteranët ekziston me shumë vite. Nuk është Qeveria Kurti që e ka përkeqësuar gjendjen, nuk ka krijuar pakënaqësi”, shtoi ajo.

Deputetja e VV-së bwri tw ditur se seanca e ardhshme e Kuvendit do të mbahet të enjten më 16 qershor.