Fjalë Kyçe

Kush e lëshoi alarmin kur Policia hyri në Veri? Flet ministri i Punëve të Brendshme

Kush e lëshoi alarmin kur Policia hyri në Veri? Flet ministri i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë se është duke u hetuar se kush e kishte lëshuar alarmin në veri, kur Policia kishte ndërmarrë aksionin për kapjen e policëve që dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Mustafa ka thënë se e sheh shqetësuese pse ishte lëshuar alarmi, teksa ka thënë se do të ndërmerren masa për ata që kanë bërë këtë vepër.

“Është shqetësuese lëshimi i alarmit. Do të kërkoj të dimë kush është ai që e ka lëshuar alarmin. Jam i obliguar sepse alarmi s’është mjet që lajmëron për aksionin e policisë në kuadër të territorit të shtetit. Ka pasur panik te qytetarët me lëshimin e alarmit. Është vepër që duhet të dënohet nga shteti. Edhe ata që kanë gjuajtur me armë zjarri duhet të dënohen. Procesi është në hetim, policia nuk fle. Kemi informacione”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se nuk e di vlerën e dëmit që dyshohet t’i jetë bërë buxhetit të Kosovës nga këta policë, por ka thënë se dëmi më i madh është keqpërdorimi i detyrës zyrtare.

Për zyrtarin rus të UNMIK-ut, Mustafa ka thënë se ishte pjesëtar aktiv i barrikadave në veri.