Fjalë Kyçe

Kush është Bajram Rexha – drejtori i ri i Doganës, pozitë për të cilën kishte dështuar më 2017

Kush është Bajram Rexha – drejtori i ri i Doganës, pozitë për të cilën kishte dështuar më 2017

Kryeministri Avdullah Hoti sot ka shkarkuar drejtorin e Doganave, Ibrahim Xhaka për ta zëvendësuar me Bajram Rexhën si Ushtrues Detyre në këtë pozitë, transmeton Periskopi.

Por kush është Bajram Rexha?

Rexha që nga viti 2012 mbante pozitën e drejtorit të Kufirit, ndërkohë që më 2017 kishte kandiduar për drejtor të Përgjithshëm të Doganës, proces në të cilin kishte dështuar, pasi ishte zgjedhur në atë kohë Bahri Berisha.

Më 2016 ishte raportuar edhe për pasurinë e tij.

‘’Bajram Rexha, drejtor në Dogana, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej rreth gjysmë milioni euro, si dhe rreth 87.000 euro hua që i ka marrë nga disa persona fizik për blerje të patundshmërive. Paga e tij mujore në Dogana është 1300 euro’’, raportonte atë kohë ”Zëri”.

Zyra e kryeministrit Hoti sot lëshoi një njoftim për shkarkimin e drejtorit të ATK’së, Ilir Murtezaj dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të Doganës, Ibrahim Xhaka, të tretat me radhë, pasiqë në orët e paradites nga pozita e kishte larguar edhe drejtorin e Policisë, Rashit Qalajn.