Çifti që djersitet së bashku, qëndron së bashku! Joseph Baena dhe e dashura Nicky Dodaj, u panë teksa dilnin nga një palestër në Venecia, Kaliforni, të mërkurën, një javë pasi kishin festuar përvjetorin e parë.
Djali i Arnold Schwarzenegger, 22 vjeç, kishte veshur një bluzë të zezë të “Gold Gymit” dhe një palë pantallona të shkurtra blu, ndërsa Dodaj, gjithashtu 22 vjeç, ishte veshur e gjitha në të zeza.
Në 23 shkurt, Baena festoi historinë e tyre romantike, duke i bërë një dhuratë të përzemërt dashurisë së tij.
“Një vit me partneren time në krim!!!”- shkroi ai në Instagram, bashkëngjitur disa postimeve nga snap-i, ku shfaqeshin duke u përkëdhelur. “Mezi pres për më shumë,”- shtoi ai, duke shprehur se mezi po priste të gjitha “aventurat, qeshjet dhe postimet! Të dua.”
https://www.instagram.com/p/B871HSHpi8X/?utm_source=ig_web_copy_link