Fjalë Kyçe

Kush është Kujtim Shala – I emëruari i Kurtit në Bordin e Postës?

Kush është Kujtim Shala – I emëruari i Kurtit në Bordin e Postës?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Kujtim Shalën në Bordit të Postës.

Shala ka qenë kandidat për deputet në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Se qeveria ka bërë emërime politike e ka pranuar edhe Rozeta Hajdari, ministrja e Ekonomisë.

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në vitin 2017-të,  Kujtim Shala, mbrëmë është zgjedhur drejtor në Bordin e Përkohshëm të Ndërmarrjes “Posta e Kosovës”, shkruan Gazeta Insajderi.

Vendim është marrë nga shefi në detyrë i Qeverisë, Albin Kurti.

“Anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes “Posta e Kosovës” janë emëruar: Mentor Arifaj, kryesues dhe drejtor; Kujtim Shala, drejtor; Sajmie Thaçi, drejtore; dhe Blerton Abazi, drejtor”, thuhet në njoftim.

Njëjtë sikurse partitë e tjera që kanë qenë në pushtet edhe Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur ta kapë shtetin me emërime partiake.