Fjalë Kyçe

Kush është pronari milioner i KF Ferizajt

Kush është pronari milioner i KF Ferizajt

Pas problemeve të shumta viteve të fundit, Ferizaj është bërë me kryesi stabile dhe problemet financiare do të marrin fund.

Në ceremoninë e mbajtur dje në kryeqytet, është kompletuar me sukses ceremonia e privatizimit të klubit elitar kosovar.

Në krye të Ferizajt ka ardhur legjenda e futbollit anglez, Brian Deane dhe disa investitorë vendor.

Sipas drejtuesve të klubit, Ferizaj do të jetë super fuqi në futbollin kosovar.

Image may contain: 11 people, people smiling, people sitting and indoor

Ish-futbollisti Anglez, Brian Deane me grupin tij , Benjamin James Rees, Oliver Codrington kanë marrë 51% të aksioneve te klubit , të cilët kanë premtuar një organizim shumë të mirë dhe deklaruan se KF Ferizaj së shpejti do të jetë në Ligën e Kampionëve.

Insporti ju sjellë informacione se kush janë pronarët e ri të Ferizajt.

Brian Deane – Ish futbollist i Premier Ligës Angleze

Brian Deane është një ish futbollist anglez i cili ka luajtur për skuadrat e njohura angleze si Sunderland, Leeds United, Ëest Ham United. Madje, për një sezon kishte veshur edhe fanellën e gjigantit portugez, Benfica.

Pas pensionimit si futbollist aktiv, ai ka filluar karrierën si trajner. Skuadra e fundit që ka menaxhuar është ajo norvegjeze, Sarpsborg 08.

Vlen të theksojmë se Deane është futbollisti i parë që ka shënur gol në formatin e ri të ligës angleze “Premier Ligë” në vitin 1992.

Pasuria e Deane varion nga një deri dhjetë milionë euro, gjithnjë sipas burimeve të ndryshme në internet.

Oliver Codrington

Codrington posedon një biznes të tij privat i themeluar në vitin 2010 të quajtur “Global Sports”. Përveç këtij biznesi ai edhe vepron si këshilltar për biznismen të ndryshëm.