Fjalë Kyçe

Kush është Rozeta Hajdari: Ministrja e re e Ekonomisë e prezantuar nga Kurti

Kush është Rozeta Hajdari: Ministrja e re e Ekonomisë e prezantuar nga Kurti

Rozeta Hajdari nuk është emër shumë i njohur për publikun, mirëpo, ajo është prezantuar nga Albin Kurti i VV’’së për një post shumë të rëndësishëm shtetëror, si Ministre e Ekonomisë, Tregtisë dhe Financave. Për të nuk dihet shumë, ajo ka stfiduar në jashtë vendit dhe merret me biznes.

Në internet nuk ka shumë informacione rreth Hajdarit, dhe nuk raportohet të ketë punuar më parë nëpër institucione të shtetit.

Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve emri i saj figuron si pronare e një kompanie biznesore.

Ajo ka një firmë private, ‘R&V Consulting’, e cila merret me këshillimin e bizneseve.

Po ashtu, mësohet se ajo punon si koordinatore për Arsimin e Lartë në Austrian Development Agency, një organizatë jo-qeveritare austriake që vepron në Kosovë.

Ajo siç duket është rritur dhe shkolluar në Suedi, ku ka përfunduar dhe universitetin atje.

Kujojmë se Lideri i VV’së dhe pretendenti për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, pak para takimit me Presidentin Thaçi, ka ftuar LDK’në që të propozojë emrat e saj për ministrat e 5 ministrive, derisa ka publikuar ata të tij, ku Ministra nga kjo parti sipas tij do të jenë, Haki Abazi, Albulena Haxhiu, Blerim Reka, Besnik Bislimi, Rozeta Hajdari dhe Arben Vitia.

Kjo siç duket të jetë edhe oferta e fundit e Kurtit për LDK’në, të cilës i bëri thirrje që të propozojë emrat e ministrive, ndërsa, ka publikuar edhe emrat të cilët i ka propozuar ai.

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, thotë ai.

Një ofertë të tillë nuk dihet se a do të pranojë Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila më parë kishte kërkuar që Ministria e Punëve të Jashtme t’i takojë asaj.