Fjalë Kyçe

Kush i ha këto çokollata çdo ditë rrezikohet nga kanceri në veshka e mëlçi

Kush i ha këto çokollata çdo ditë rrezikohet nga kanceri në veshka e mëlçi

Autoritetet e Kontrollit Ushqimor në shtetet Evropiane si Francë, Belgjikë, Serbi, Qipro e Maltë kanë ndaluar përdorimin e çokollatave dhe akulloreve të prodhuar nga kompani si Snickers, Mars, Smarties, M&M’s, dhe Nestlé për shkak të pranisë së lëndës toksike së oksidit të etilenit.

Oksidi i etilenit është nje pesticid i përdorur në bujqësi për të luftuar kërpudhat dhe bakteret.

Edhe pse në Europë substanca është e ndaluar, në vende si India përdoret gjerësisht.

Toksikologu belg Jan Tytgat sqaron se në sasi të vogla, oksidi i etilenit nuk është i dëmshëm në mënyrë të drejtpërdrejt.

“Ata që hanë produktet me përbërje të kontaminuar për ditë me radhë, kanë një rrezik të shtuar për kancer në veshka ose mëlçi”.

Rreth 40 produkte janë hequr nga raftet belge, ku përveç akulloreve përfshihen djathë i grirë, piper i zi dhe shafran. Fillimisht, problemi me oksidin e etilenit u shpërfaq vitin e kaluar, pasi Agjencia Federale për Sigurinë e Ushqimeve në Belgjikë kontrolloi një ngarkesë me fara susami nga India.

Ajo zbuloi një nivel të oksidit të etilenit mbi normën e lejuar prej 0.05 miligram për kile.

Skandali u përhap me shpejtësi rreth BE, duke rezultuar në tërheqjen e një sërë produktesh, ndër të cilat edhe fruta, perime, drithëra, kafe, kakao, çajëra, produkte të bulmetit dhe paketime me ushqime të gatshme.

Rasti ka alarmuar autoritetet e BE, të cilët kanë zhvilluar një sërë takimesh për të diskutuar mbi masat e pritshme.