Fjalë Kyçe

Kush ishte 14-vjeçarja që lindi foshnjën e saj dje në QKUK

Kush ishte 14-vjeçarja që lindi foshnjën e saj dje në QKUK

Në mesditën e së hënës në Qendrën Klinikë dhe Universitare të Kosovës ka lindur foshnjën e saj një vajzë 14-vjeçare. Lehona e lindur në vitin 2006 kishte shkuar në QKUK në javën e 35 të shtatzënisë. Gjendja e saj dhe e foshnjës një ditë pas lindjes është stabile. Express sjellë detaje për këtë rast.

Një vajzë 14-vjeçare nga Mitrovica është bërë nënë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. 14-vjeçarja ka lindur në javën e 35-të të shtatzënisë.

Foshnja e gjinisë femërore me peshë 2700 gramë është sjellë në jetë me lindje normale, nga ekipi kujdestar.

Detaje për këtë rastë kanë dhënë nga QKUK’ja për Express. Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, aty se ku është trajtuar foshnja, ka thënë për Express se foshnja ka lindur me peshë 2700 gramë dhe se gjendja e saj është stabile.

“Gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:08 minuta ka lindur një nënë e cila ka sjellë në jetë foshnjën e gjinisë femërore. Lindja është kryer në mënyrë normale. ajo ka lindur në javën e 35’të të shtatzanisë. Gjendja e foshnjës është stabile. Ajo tashmë është liruar për në shtëpi bashkë me nënen e saj”, ka deklaruar për Expressm Xhevdet Gojnovci.

E edhe gjendja shëndetësore e nënës  pra 14-vjecares e cila e ka lindur vajzën dje në Gjinekologji, është stabile. Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli ka thënë për Express se nëna ka lindur në mënyrë natyrore.

Ismajli tha se për rastin janë njoftuar të gjitha ekipet e hetueisë. Meq lehona ëhstë në moshë të mitur.

“Ka lindë spontan. Gjendja e nënës dhe foshnjës është e mirë. Me rastin është marrë edhe policia e Kosovës. Janë informu të gjitha organet e rendit”, ka deklaruar Ismajli.

Vitin e kaluar sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vendin tonë kanë lindur fëmijë katër nëna me moshë nën 14-vjeçare.