Fjalë Kyçe

Kush ishte Emiliano Sala?

Trupi i gjetur në rrënojën e aeroplanit të fundosur në brigjet e detit të Anglisë është i Emiliano Sala.

“Trupi i sjellur në portin Portland sot është identifikuar formalisht nga HM Coroner për Dorset se është i futbollistit, Emiliano Sala”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Policia e Dorest në orët e vona të së enjtes.

Por kush ishte Emiliano Sala, futbollisti i lindur në Argjentinë dhe që bëri karrierë në Francë?

Emiliano Sala, ka gjetur vdekjen pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në brigjet e ujërave të Britanisë, derisa po udhëtonte drejt Cardiffit, pak kohë pasi përshëndeti shokët e skuadrës së Nice.

Sulmuesi kishte lindur në Argjentinë në Santa Fe, derisa karrierë bëri në Francë, shkruan lajmi.net.

Në mesin e pesë golashënuesve kryesor në Ligue 1 këtë sezon, Sala arriti që këtë sezon të shënonte 12 gola.

Këto paraqitje kishin bërë që Cardiff t’i paguante Nantes një shumë rekorde prej 15 milionë funte, për një futbollist që bëri karrierë profesionale në ligat e Francës.

Sala u lind më 31 tetor të vitit 1991 në provincën Santa Fe, rreth 340 kilometra në veri-perëndim të Bounes Aires.

Pasi doli nga shkolla e të rinjve të Proyesto Crecer në Argjentinë, ai u transferua në Francë për të nënshkruar për Bordeaux.

Sala bëri karrierë te skuadrat  Orleans, Niort dhe Caen, para se të transferohej te Nantes në vitin 2015, ku për katër sezone regjistroi 120 paraqitje dhe shënoi 42 gola.

West Ham United, Everton, Leicester City, Crystal Palace, Fulham dhe Southampton ishin të lidhura me transferimin  tij, por ishte Cardiff që transferoi në fund Sala.

Argjentinasi pasi kompletoi transferimin te Cardiff, ishte rikthyer në Francë për të përshëndetur shokët e skuadrës te Nantes.

Ky ishte edhe udhëtimi i tij i fundit i kompletuar, pasi rrugës për t’u rikthyer në Angli, gjeti vdekjen.