Fjalë Kyçe

Kush ishte gazetari kosovar që vdiq nga Covid-19, pak muaj pas pensionimit

Kush ishte gazetari kosovar që vdiq nga Covid-19, pak muaj pas pensionimit

Mbrëmë në orët e vona ka vdekur gazetari i njohur kosovar, Avni Shabani. Ai vdiq në moshën 65 vjeçare, pak javë pasi kishte dalë në pensionim, shkruan Gazeta Metro.

Avni Shabani ia kushtoi karrierën e jetën gazetarisë sportive, duke u shquar për numrin e madh të intervistave, kronikave e transmetimeve. Fillimisht kishte punuar korrespondent nga Ferizaj e pastaj gazetar në “Rilindje”, ndërsa së fundi, deri në pensionim, ishte pjesë e redaksisë së Radio Kosovës. Një vit më parë, i ndjeri Shabani nga SHGSK-ja ishte shpallur fitues në kategorinë e radio-kronikës, duke fituar çmimin “Ali Shala”.

Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës, miqtë dhe gjithë që e njohën, do ta kujtojnë kolegun Avni Shabani, për qetësinë e virtytet e një miku dhe profesionisti të vërtetë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, të mërkurën (16.12.2020), ora 12:00 në Ferizaj. Derisa familja ka njoftuar se nuk do të ketë të pame, sipas rekomandimeve të IKSHPK’së.