Fjalë Kyçe

Kush janë tre vajzat e reja dhe i mituri që u plagosën nga zjarri në Velipojë, pritet të nisen drejt Tiranës

Kush janë tre vajzat e reja dhe i mituri që u plagosën nga zjarri në Velipojë, pritet të nisen drejt Tiranës

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i bombolës në një banesë në Velipojë, që përfshiu në flakë banesën, duke plagosur rëndë katër pjesëtarë të familjes.

Zjarri ka rënë në familjen Gjoka, në Velipojë, ku të dëmtuara janë A. Gjoka, 30 vjeçe, D. Gjoka, 18 vjeçe, K. Gjoka, 15 vjeçe, dhe i mituri E. Gjoka, 11 vjeç.

Siç raporton gadetari Senad Nikshiqi për “BalkanWeb”, të dëmtuarit do të dërgohen për mjekim të specializuar në Spitalin e Tiranës, pasi kanë djegie të konsiderueshme dhe gjendja e tyre shëndetësore është kritike.

Siç mëson gazetari Nikshiqi, zjarri në banesën e familjes Gjoka ka rënë rreth orës 07:05 të mëngjesit.