Fjalë Kyçe

Kush merr vaksinën i pari në Kosovë, përgjigjet Valbon Krasniqi

Kush merr vaksinën i pari në Kosovë, përgjigjet Valbon Krasniqi

Vaksina anti-covid pritet të jetë në Kosovë në muajt e parë të vitit 2021, kështu ka deklaruar Valbon Krasniqi U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK-së).

“Qeveria e Kosovës është duke bërë përpjekje maksimale që të sigurojë sa më shpejtë të jetë e mundur vaksinën dhe pritjet tona janë qe ta kemi në muajt e parë të vitit të ardhshëm.’ Megjithatë për informata me të hollësishme mund t’i drejtoheni MSH dhe IIKSHPK.”,ka thënë Krasniqi

Valbon Krasniqi në një intervistë për Periskopin ka thënë se ende është e panjohur për ta se sa do të jetë përqindja e atyre që do vaksinohen.

Ai tha se përparësi për tu vaksinuar do të kenë, ‘ personeli shëndetësor, personeli i Policisë së Kosovës, pastaj të moshuarit, të sëmurët me sëmundje kronike e kështu me radhë’

“Nuk mund të flas për një përqindje të popullatës që do të vaksinohen, pasi kjo varet nga sasia e vakisnës që do të mund të sigurohet. Sigurisht se duhet të ketë prioritet në vaksinimin e popullatës, dhe në radhë të parë duhet vaksinuar personeli shëndetësor, personeli i Policisë së Kosovës, pastaj të moshuarit, të sëmurët me sëmundje kronike e kështu me radhë”, ka theksuar Krasniqi.